Dy të rinj të dyshuar si pjesë e një grupi të shpërndarjes së kokainës dhe hashashit në kryeqytet, u arrestuan nga Policia.
Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan doza me lëndë narkotike, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 pistoleta sportive. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e këtij rasti dhe vënien e autorëve në pranga. Si rezultat, u kapën në flagrancë në rrugën “Mahmut Bobrati” dhe u arrestuan shtetasit -E. F., 43 vjeç dhe I. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë”, thanë burime zyrtare.Gjatë kontrollit janë gjetur sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike dhe armë që u sekuestruan si prova materiale.Nga hetimet dyshohet se të rinjtë, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin në doza në një ambient në përdorim nga 43-vjeçari dhe më pas i shisnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...