Milan avancon pas pjesës së parë ndaj Parmës - Gazeta Express
string(44) "milan-avancon-pas-pjeses-se-pare-ndaj-parmes"

Sport

Gazeta Express

08/11/2025 21:45

Milan avancon pas pjesës së parë ndaj Parmës

Sport

Gazeta Express

08/11/2025 21:45

Milan po udhëheq ndaj Parmës në ndeshjen e xhiros së 11-të të kampionatit italian.

Skuadra e Allegrit ka arritur të shënojë dy gola brenda 25 minutave lojë, me anë të Saeleamaekers në minutën e 12-të dhe Leaos nga pika e bardhë në minutën e 25-të.

Parma ka arritur të ngushtojë epërsinë në mbyllje të pjesës së parë, me golin e Adrian Bernabe në minutën e 46-të të kohës shtesë.

Pas tre ndeshjeve tjera pa gola që u zhvilluan ditën e sotme në Serie A, kjo ndeshje ka prodhuar gola dhe raste duke e bërë pjesën e parë të takimit mjaft të zjarrtë për publikun dhe tifozët.

/GazetaExpress/