Mijëra persona e kalojnë natën në qiell të hapur, solidarizohen me të pastrehët - Gazeta Express
string(78) "mijera-persona-e-kalojne-naten-ne-qiell-te-hapur-solidarizohen-me-te-pastrehet"

Mijëra persona e kalojnë natën në qiell të hapur, solidarizohen me të pastrehët

Gazeta Express

08/12/2019 9:13

Mijëra persona në Britani të Madhe e kaluan natën në qiell të hapur si pjesë e një fushate botërore për të mbledhur të holla për njerëzit e pastrehë.

Në mesin e njerëzve që morën pjesë në këtë gjest simbolik kishte edhe persona të famshëm, ndërsa kjo ngjarje u organizua në Londër, Edinburgh dhe Cardiff.

Lexo Edhe:

Organizatorët pritën që në këtë ngjarje të marrin pjesë më shumë se 50 mijë persona në mbarë botën. Përpos britanikëve, me personat e pastrehë u solidarizuan edhe shumë njerëz në New York të Shteteve të Bashkuara, Brisbane të Australisë dhe Dublin të Irlandës.

Me këtë nismë synohet mbledhja e 50 milionë dollarëve, të cilët do të dhurohen për organizatat bamirëse që merren me personat e pastrehë.

Njerëzit që morën pjesë në organizimin e mbajtur në Londër u përballën me temperaturë 10 gradë dhe reshje të mëdha të shiut.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i njerëzve të pastrehë është duke u rritur në Angli, Uells dhe Irlandë Veriore, por kjo shifër ka rënë në Skoci, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.