Miftaraj: Deputetët dhe Ministrat e e VV'së më shumë kohë kalojnë te frizeri se sa që qeverisin -shikoni si janë veshur e si vishen - Gazeta Express
string(128) "miftaraj-deputetet-dhe-ministrat-e-e-vvse-me-shume-kohe-kalojne-te-frizeri-se-sa-qe-qeverisin-shikoni-si-jane-veshur-e-si-vishen"

Miftaraj: Deputetët dhe Ministrat e e VV’së më shumë kohë kalojnë te frizeri se sa që qeverisin -shikoni si janë veshur e si vishen

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 19:51

Drejtori i IKD’së, Ehat Miftaraj ka kritikuar pushtetin duke thënë se më shumë kohë po kalojnë te frizeri se sa që qeverisin.

Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook tha se dallimi mes veshjes së tyre në zgjedhjet e 2019’së dhe sot është shumë i madh.

Lexo Edhe:

Sipas tij, ‘sulmet e partisë në pushtet ndaj Gjykates Kushtetuese dhe ndaj gjyqësorit të rregulltë janë piskama për vota, për pushtet, për qasje në miliarda Euro’.

Postimi i plotë i Miftarajt:

Gjykata Kushtetuese e kapur.

Gjykata Kushtetuese të dal në zgjedhje për tu matur.

Ministria e Drejtësisë dërgon komente në Gjykaten Kushtetuese per ligjin per Byrone.

Morali: Sulmet e partisë në pushtet ndaj Gjykates Kushtetuese dhe ndaj gjyqësorit të rregulltë janë piskama për vota, për pushtet, për qasje në miliarda Euro. 

Skanë asnjë lidhje me shtetin ligjor, skane asnje lidhje me drejtat e qytetarit por mashtrim optik per votuesin.

P.S. Shikone veshjen dhe look-un e deputeteve dhe ministrave te LVV ne zgjedhjet e 2019, 2021 dhe tani ne 2025.  Çfarë dallimi. Më shumë kohë po kalojne te frizeri/frizerja dhe ne shoping se sa qe jane marr me qeverisjen.