string(89) "mickoski-qeveria-eshte-stabile-taravari-shkoi-ne-krahet-e-atyre-qe-e-turperuan-maqedonine"

Maqedoni

Gazeta Express

21/05/2025 17:06

Mickoski: Qeveria është stabile, Taravari shkoi në krahët e atyre që e turpëruan Maqedoninë

Maqedoni

Gazeta Express

21/05/2025 17:06

Kryeministri Hristijan Mickoski përsëriti sot se qeveria është e qëndrueshme, pavarësisht largimit të Arben Taravarit nga qeveria. Ai tha se mbështetja mbetet e fortë dhe se koalicioni me VLEN-in vazhdon.

“Qeveria është e fortë dhe e qëndrueshme. Brenda parlamentit ka mbështetje prej gati dy të tretash dhe pres që të vazhdojmë me koalicionin VLEN nga ku erdhi ministri i Shëndetësisë, i cili ndryshoi retorikën në ditët e fundit dhe tani është në krahët e atyre që e kanë turpëruar Maqedoninë për dy dekadat e fundit, por ky është vendimi i tij”, tha Mickoski.

“Ky portofol mbetet në kuadër të koalicionit VLEN. Pres që javën tjetër të kem propozim. Dje, pas seancës së qeverisë, patëm koordinim të koalicionit. Po diskutojmë se çfarë na pret në periudhën në vijim, kështu që e kemi caktuar fundin e kësaj jave si afat për të përcaktuar vendimet për personelin dhe që t’ua dorëzoj deputetëve në Kuvend nga e hëna deri të martën”, tha kryeministri Mickoski.

Edhe pse tha se pozicioni i Ministrit të Shëndetësisë mbetet në VLEN, Kryeministri Mickoski theksoi se si kryeministër, ai ka të drejtë t’i thotë jo një propozimi të mundshëm nga një person me të cilin nuk do të ishte në gjendje të bashkëpunonte.