Mickoski: Pa garanca të qarta, nuk do të mbështes asnjëherë ndryshimet kushtetuese - Gazeta Express
string(80) "mickoski-pa-garanca-te-qarta-nuk-do-te-mbeshtes-asnjehere-ndryshimet-kushtetuese"

Maqedoni

Gazeta Express

06/06/2026 14:40

Mickoski: Pa garanca të qarta, nuk do të mbështes asnjëherë ndryshimet kushtetuese

Maqedoni

Gazeta Express

06/06/2026 14:40

Kryeminsitri Hristijan Mickoski, në deklaratën e tij të parë pas samitit të Tivatit, ka thënë se nuk do të mbështesë asnjëherë ndryshime kushtetuese pa garanca të qarta, pavarësisht se ato vazhdojnë të jenë kusht për zhbllokimin e procesit eurointegrues të vendit, shkruan Portalb.mk.

Ai tha se, ndryshimet kushtetuese janë kusht që i ka pranuar qeveria paraprake dhe që nënkupton hapjen e kapitujve por se, ai nuk do t’i mbështesë pa marrë fillimisht garanca se nuk do të ketë kërkesa të tjera nga Bullgaria.

“Derisa jam unë kryeministër, nuk do të mbështesë kurrë ndryshime kushtetuese në të cilat nuk do të kem përfundim të qartë se do ta fillojmë dhe përfundojmë procesin, derisa nuk kam garanca të qarta se nuk do të kemi më çështje bilaterale dhe identitare. Unë mund të mbështesë vetëm një lloj të tillë të ndryshimeve kushtetuese, gjithçka tjetër nuk do ta mbështesë asnjëherë”, tha Mickoski.

Duke komentuar non paperin e propozuar nga presidenti francez dhe kancelari gjerman, Mickoski tha se, ai dokument dhe ajo reformë mundëson mekanizma me të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësinë të shfrytëzojmë instrumente të caktuara dhe ai në asnjë mënyrë nuk është në konflikt me zgjerimin

“Do të thotë, këto janë dy procese paralele, ky është një proces tjetër, ndërsa zgjerimi do të mbetet një proces tjetër, takime më të shpeshte, të cilat nuk do të jetë në nivel të samiteve BE – Ballkani Perëndimor dy herë në vit, nga ajo që arrita të kuptoj, është se do të kemi takime të paktën dy herë në muaj, që është mirë sepse do të mundeni të bisedoni me njerëzit që vendosin dhe të krijoni politika dhe të ndërtoni ardhmërinë së bashku”, deklaroi kryeministri.

Gjermania dhe Franca kanë përgatitur një dokument non-paper të titulluar “Një moment i ri për zgjerimin”, i cili është një lloj elaborimi i letrës që kancelari gjerman Friedrich Merz i dërgoi së fundmi udhëheqësve të institucioneve të BE-së. Dokumenti non-paper, i cili përqendrohet në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavinë, promovon të ashtuquajturin integrim gradual për vendet kandidate.

Dokumenti, ndër të tjera, thotë se qasja e re do të ofronte përparim të menjëhershëm dhe të prekshëm për të gjithë kandidatët, dhe qëllimi nuk është as të zëvendësojë anëtarësimin e plotë dhe as të zgjerojë rrugën drejt tij, por të krijojë stimuj që do të mundësojnë përparim më të shpejtë përgjatë asaj rruge.

Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.

Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement