Maqedonia po përshpejton, ndërtimi i autostradës Ohër–Kërçovë hyn në fazën përfundimtare dhe po ecën me dinamikë të shkëlqyer”, publikoi kryeministri Hristijan Mickoski.
“Sot themi me krenari se po zgjidhim një nga një problemet e trashëguara, më i madhi – rrëshqitjet e dheut dhe pjerrësitë. Galeria e parë nga gjithsej 14 është përfunduar plotësisht dhe është asfaltuar, një vepër e vërtetë inxhinierike, që kërkon zgjidhje të nivelit të lartë ndërtimor, veçanërisht për shkak të terrenit të ndërlikuar malor nëpër të cilin kalon traseja e autostradës”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.
Me ritëm të lartë po punohet edhe në tunele, ku aktivitetet ndërtimore janë në fazën përfundimtare.
tag_katrorimaqedoni_2