Rolling Stones kanë mbajtur koncertin e tyre të 60 vjetori të themelimit në San Siro të Milanit
Pa dyshim që muzika e Rolling Stones do të jetë e pavdekshme dhe do të mbahet në mend për gjenerata.
Por, paraqitja live sonte e këtij grupi dhe sidomos e frontmenit Mick Jagger ka lënë gojëhapur shumë kënd.
Jagger shihet duke vrapuar në skenë, është energjik dhe duket pothuajse si një 30 vjeçar në këtë paraqitje.
Koncerti u mbajt në Milano dhe ishte një bashkëpunim i grupit me klubin kampion të Italisë. Madje edhe klubi edhe grupi qysh dje kishin shitur online bluza të tyre. /GazetaExpress/