Miami e kompleton finalen e madhe të NBA-së - Gazeta Express
string(43) "miami-e-kompleton-finalen-e-madhe-te-nba-se"

Miami e kompleton finalen e madhe të NBA-së

Basketboll

Gazeta Express

30/05/2023 8:42

Miami e ka kompletuar finalen e madhe të NBA-së.

Heat e mposhtën Bostonin në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare të finales së Konferencës.

Lexo Edhe:

Miami fitoi me rezultat 103:84 (22:15, 30:26, 24:25 e 27:18), në ndeshjen e zhvilluar në “TD Garden”, shkruan “Gazeta Express”.

Me këtë rast, Heat e mbyllën serinë e ndeshjeve finale me rezultat 4-3.

Jimmy Butler me 28 pikë e Caleb Martin me 26, ishin më të dalluarit në fitoren e Miamit.

Kurse, 19 pikët e Jaylen Brown dhe 18 të Derrick White, ishin të pamjaftueshme për Celtics, të cilët i japin fund këtu eksperiencës në “play-off” për këtë sezon.

Në finalen e madhe të NBA-së, Miami do të ketë punë me Denver Nuggets. /Gazeta Express/