Mevlani ia ka thënë troç në fytyrë Gjestit se nuk beson fare në lidhjen e tij me Xhenetën, duke thënë se askush nuk është i bindur për lidhjen e tyre brenda shtëpisë.
Mevlani, mes tjerash, i drejtohet Gjestit me një pyetje aspak të zakonshme duke i thënë se ‘a nuk ndihesh keq që s’je i dashuri i saj?’ teksa edhe Gjesti iu kundërpërgjigj.
“Unë jam i dashuri i saj dhe Xheneta është e dashura ime”, u shpreh Gjesti.
Tutje, Mevlani u shpreh se Gjesti pa Xhenetën nuk do t’ia dilte në lojë.
“Ti je shumë djalë i zgjuar, por pa Xhenetën këtu do të kishe problemi dhe pa të nuk do t’ja dilje. Ti e di shumë mirë se në debate kur përfshiheni të dy është më mirë se kur është një – e kuptoni që po përkrahni njëri-tjetrin në lojën këtu. A nuk ndihesh keq që nuk je i dashuri i saj?” u shpreh Mevlani.