Messi nuk e ka paguar garancinë për daljen nga burgu të Ronaldinhos - Gazeta Express
string(67) "messi-nuk-e-ka-paguar-garancine-per-daljen-nga-burgu-te-ronaldinhos"

Messi nuk e ka paguar garancinë për daljen nga burgu të Ronaldinhos

Gazeta Express

09/04/2020 19:29

Ish ylli Brazilian i futbollit, Ronaldinho ofroi një garanci prej 1.6 milionë dollarësh për t’u transferuar nga burgu në një hotel në Asuncion të Paraguait, ku mbahet me statusin “nën arrest shtëpie”, pasi dyshohet si i përfshirë në një çështje pastrimi parash.

I arrestuar disa javë më parë bashkë me të vëllanë, Ronaldinho kishte ofruar tre herë garanci të ndryshme, derisa arriti të bindë gjykatën ta lërë nën arrest shtëpie, ndërsa mediat argjentinase kishin raportuar dje se garancinë e kishte paguar ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Lexo Edhe:

Ky i fundit e ka pasur shok skuadre dhe njëkohësisht mentor Ronaldinhon gjatë kohës kur ishte ende një djalosh I talentuar te Barcelona, ndërsa marrëdhëniet mes të dyve kanë mbetur të shkëlqyera ndër vite.

Kaq ka mjaftuar që mediat të aludonin jo vetëm për pagesën e 1.6 milionë dollarëve garanci, por edhe të vënies në dispozicion të një numri të madh avokatësh të njohur, për të rifituar sa më shpejt lirinë.

Megjithatë burime nga familja e sulmuesit argjentinas konfirmuan se Messi sigurisht që ndjehet i keqardhur për situatën që po kalon miku i tij, por nuk ka paguar asnjë nga shpenzimet e Ronaldinhos dhe është tërësisht jashtë kësaj çështjeje.

Kujtojmë që aktualisht Ronaldinho po qëndron në një hotel me 4 yje, vetëm 3.3 kilometra larg burgut, në pritje të zhvillimit të seancës gjyqësore, ku edhe do të njihet me vendimin për çështjen në ngarkim të tij.