“Messi nuk do të largohet nga Barcelona” - Gazeta Express
string(38) "messi-nuk-do-te-largohet-nga-barcelona"

“Messi nuk do të largohet nga Barcelona”

Gazeta Express

09/04/2020 18:05

Leo e do Barcelonën dhe s’do të largohet nga Camp Nou, thotë Braida

Ish drejtori i Barcelonës dhe Milanit, Ariedo Braida, dyshon se Lionel Messi do të transferohet në Inter.

Lexo Edhe:

Braida, duke folur për Tuttomercatoweb, tha se Leo e do Barçën dhe nuk sheh asnjë arsye që të lërë klubin e fëmijërisë.

“Messi është shumë i lumtur në Barcelonë dhe sinqerisht unë dyshoj se ai mund të largohet nga Barça. Ai e do atë klub, ka qenë si fëmijë dhe fiton shumë, nuk mendoj se ka ndonjë synim për t’u larguar nga Camp Nou”, deklaroi Braida.

Leo deri më tani ka bërë 856 paraqitje për Barcelonën, ka shënuar 697 gola dhe ka dhuruar 289 asistime. /Gazeta Express/