Messi i magjishëm, me katër gola ia jep Barcelonës fitoren kundër Eibarit dhe kreun e La Ligës - Gazeta Express
string(93) "messi-i-magjishem-me-kater-gola-ia-jep-barcelones-fitoren-kunder-eibarit-dhe-kreun-e-la-liges"

Messi i magjishëm, me katër gola ia jep Barcelonës fitoren kundër Eibarit dhe kreun e La Ligës

Gazeta Express

22/02/2020 17:59

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, i argëtoi tifozët e Barcelonës dhe ata të futbollit me paraqitjen dhe katër golat e tij në ndeshjen kundër Eibarit, të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 5:0. Me këtë fitore, Barcelona ngrihet në pozitën e parë në tabelën e La Ligës, të paktën përkohësisht.

Barcelona arriti ta sigurojë një fitore me rezultat 5:0 në ndeshjen kundër Eibarit, që u zhvillua sot në stadiumin Camp Nou dhe është e vlefshme për xhiron e 25-të të këtij sezoni të La Ligës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Djemtë e Quique Setienit e dominuan ndeshjen edhe sa i përket posedimit të topit (69% – 31%), si dhe duke i krijuar dhjetë raste të mira për të shënuar gola, përderisa Eibari nuk arriti ta rrezikojë seriozisht portën e katalonasve as edhe një herë.

Këtë epërsi Barcelona e mori falë gjashtë-herë fituesit të Topit të Artë, Messit. Pasi s’kishte arritur të shënonte gol në katër ndeshjet e fundit të La Ligës, kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, arriti ta dëshmojë se është ende ndër golashënuesit më të mirë në botë, duke i shënuar katër gola në këtë ndeshje.

Me këto katër gola (14’, 37’. 40’ 87’) , Messi i dha fund ecurisë prej katër ndeshjeve pa shënuar gol në La Liga, gjatë të cilave megjithatë kishte kontribuar me disa asiste. Kjo ecuri kishte qenë më e dobëta për argjentinasin që nga sezoni 2013/14, kur kishte shkuar tetë ndeshje pa gol.

Golin e pestë për Barcelonën e shënoi Arthur në minutën e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes. Mbresëlënës ishte edhe lojtari që sapo u transferua, Martin Braithëaite, i cili e asistoi golin e fundit të Messit dhe pati rol edhe në golin e Arthurit.

Barcelona tani e ka kreun e tabelës me 55 pikë, ndërsa Real Madridi, që do të luajë sonte në orën 21:00 kundër Levantes, radhitet i dyti me 53 pikë. /Gazeta Express/