“Messi e meriton të fitojë një Copa America” - Gazeta Express
string(45) "messi-e-meriton-te-fitoje-nje-copa-american-2"

Gazeta Express

02/03/2020 23:34

“Messi e meriton të fitojë një Copa America”

Gazeta Express

02/03/2020 23:34

Lionel Messi meriton të fitojë një Kupë me Argjentinën, kështu thotë Alejandro Domínguez, presidenti i Conmebol.

Ai ka lënë prapa kritikat e shumta që kjo organizatë kishte marrë nga Lionel Messi pas eliminimit nga Kupa e Amerikës në vitin 2019.

“Unë mendoj se Lionel Messi e meriton të fitojë një Kupë (Copa America). Leo ka fituar gjithçka dhe po i mungon ky titull. Do të ishte shumë e dobishme për lojtarin dhe vendin. Vetëm mund të them se kur fiton futbolli, fiton edhe Conmebol”, deklaroi ai.

Messi kishte kritikuar këtë organizatë edicionin e kaluar, duke e fajësuar për eliminimin nga Kupa e Amerikës në vitin 2019 nga Brazili.

Ai madje ishte ndëshkuar me të kuq dhe për këtë nuk ishte përmbajtur.

Messi ka fituar gjithçka me Barcelonë, mbi 35 trofe ekipor, e shumë e shumë individual, ai dëshiron që para se t’i varë atletet, të fitojë diçka edhe me Argjentinën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement