Messi dhe Ronaldo në Inter Miami - Gazeta Express
string(32) "messi-dhe-ronaldo-ne-inter-miami"

Messi dhe Ronaldo në Inter Miami

Gazeta Express

23/02/2020 9:16

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të kalojnë në ligën amerikane, MLS, duke iu bashkuar klubit të David Beckham, Inter Milani, në fund të karrierave të tyre.

Trajneri i Minnesota United, Adrian Heath, thotë se ka dëgjuar se Messi dhe Ronaldo ka shumë gjasa t’i përfundojnë karrierat e tyre përkatëse në Amerikë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ylli i Juventusit Ronaldo do të bashkohej me Beckhamin, njeriun të cilin e pasoi me sukses në Manchester United gjatë ditëve të para të karrierës ku bëri emër.

Për më tepër, Beckham ka marrëdhënie shumë të mira me 35-vjeçarin portugez.

Messi, 32-vjeç, ka më shumë kohë për të luajtur për Barcelonë, megjithatë, por Heath beson se edhe argjentinasi do t’i zhvillojë ditët e fundit të karrierës në MLS.

“Vazhdoj të dëgjoj se do të ketë blerje të mëdha dikur dhe Messi e Ronaldo janë emrat që i dëgjoj më së shumti”, ka thënë Heath.

“Ardhja e tyre do të ishte e jashtëzakonshme për futbollin në SHBA dhe nëse dikush e ka fuqinë globale për ta bërë realitet këtë ëndërr, ai person është David Beckham”, shtoi ai./Gazeta Express/