Në tekstin e mëposhtëm mund të mësoni gjithçka për rrugëtimin deri në finalen e “EURO 2024” dhe përballjet e mundshme në fazën eliminuese.
Faza e grupeve e “EURO 2024” ishte thjeshtë një ‘paragjellë’, faza e eliminimit direkt është aty ku drama nis.
Me formatin e zgjeruar në fazën e eliminimit direkt, 16 kombëtare do të sfidojnë njëra-tjetrën me një ndeshje, duke kulminuar në finalen e madhe të Berlinit në “Olympiastadion”.
Në këtë tekst, “Gazeta Express” ju sjellë një pasqyrim se si do të shkojë tash e tutje “EURO 2024”, deri në finalen e Berlinit.
Në momentin që faza e grupeve mbyllet, këto hapa marrin ‘jetë’ në kompeticion:
1/8 e finales: Dy ekipet më të mira nga secili prej gjashtë grupeve automatikisht kualifikohen për këtë fazë. Për të mbushur vendet e zbrazëta, një betejë ndodh mes ekipeve më të mira të vendeve të treta. Katër ekipet më të mira në vendin e tretë, me më shumë pikë dhe goldiferencën më të mirë, kalojnë tutje, duke u bërë 16 ekipe që synojnë trofeun.
Ndeshjet e kësaj faze fomësohen me fituesit e grupeve që luajnë ndaj vendeve të dyta/të treta.
Çerekfinale: Tetë fituesit e 1/8 së finales kualifikohen në këtë fazë. Fituesit e një grupi të rrugëtimit për në finale, përballen me kundërshtarët nga grupi tjetër.
Gjysmëfinale: Katër ekipet që mbijetojnë, hyjnë në një betejë goxha sfiduese për nervat, për një vend në finale. Presioni është i madh, derisa ekipet nisin të bëjnë strategji të ndryshme dhe të luftojnë për një mundësi që të fitojnë trofeun e madh.
Finale: Kulmi i turneut. Aty ku dy komëbtare luftojnë në fushë për t’u shpallur kampion të Europës. Fituesi i merr të gjitha, një spektakël madhështor, i mbushur me tifozë të pasionuar dhe me një futboll të klasit botëror.
Faza e eliminimit direkt në “EURO 2024” fillon me 1/8 e finales, nga 29 qershori e tutje.
Pasi që janë katër kombëtare në një grup, e po ashtu janë gjashtë grupe, atëherë deri më tash janë zhvilluar 36 ndeshje. E 37-ta do të jetë ndeshja e parë e 1/8 së finales.
1/8 E FINALES:
| Numri i ndeshjes | Data | Ndeshja |
| 37 | 29 qershor | Gjermani vs Danimarkë |
| 38 | 29 qershor | Zvicër vs Itali |
| 39 | 30 qershor | Spanjë vs Gjeorgji |
| 40 | 30 qershor | Angli vs Sllovaki |
| 41 | 1 korrik | Portugali vs Slloveni |
| 42 | 1 korrik | Francë vs Belgjikë |
| 43 | 2 korrik | Rumani vs Holandë |
| 44 | 2 korrik | Austri vs Turqi |
ÇEREKFINALE:
| Numri i ndeshjes | Data | Ndeshja |
| 45 | 5 korrik | Spanjë / Gjeorgji vs Gjermani / Danimarkë |
| 46 | 5 korrik | Portugali / Slloveni vs Franca / Belgjika |
| 47 | 6 korrik | Rumani / Holandë vs Austri / Turqi |
| 48 | 6 korrik | Angli / Sllovaki vs Zvicër / Itali |
GJYSMËFINALE:
| Nr. i ndeshjes | Data | Ndeshja |
| 49 | 9 korrik | Fituesi i ndeshjes 45 vs Fituesi i ndeshjes 46 |
| 50 | 10 korrik | Fituesi i ndeshjes 47 vs Fituesi i ndeshjes 48 |
FINALE:
| Numri i ndeshjes | Data | Ndeshja |
| 51 | 14 korrik | Fituesi i ndeshjes 49 vs Fituesi i ndeshjes 50 |
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...