Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka premtuar mësim tërë ditor në shkolla për klasat 0 deri në 5.
Ai ka thënë se kjo është një mundësi e re për fëmijët tanë që të rriten, të mësojnë dhe të zbulojnë talentet e tyre.
Buja ka treguar se në shkolla fëmijët përjetojnë aktivitete sportive, artistike e kulturore.
Postimi i plotë:
Mësimi i tërë ditës për klasat 0 deri në 5 është një mundësi e re për fëmijët tanë që të rriten, të mësojnë dhe të zbulojnë talentet e tyre.
Gjatë gjithë ditës, ata jo vetëm që ndjekin mësimin sipas kurrikulës, por marrin edhe mbështetje shtesë, ndihmë për detyrat e shtëpisë dhe hapësirë për të zhvilluar kreativitetin.
Në shkollë, fëmijët përjetojnë aktivitete sportive, artistike e kulturore, duke ndërtuar miqësi dhe duke mësuar të bashkëpunojnë.
Një drekë e shëndetshme dhe një ambient i sigurt u jep atyre kujdesin që meritojnë, ndërsa prindërit kanë qetësinë se fëmijët e tyre janë në duar të sigurta.
Programi fillon si pilot në tri shkolla, një në qendër dhe dy në zonat rurale, duke u bërë shembull për një arsim më të mirë në gjithë vendin me mundësi zgjerimi edhe në shkolla tjera.
Ky është një hap i madh drejt një të ardhmeje më të ndritur për fëmijët tanë, sepse çdo ditë shkollore është një mundësi e re për rritje dhe ëndrra të realizuara.