Mesazhi misterioz i shokut të Ronaldos për Realin që frikëson Juventusin - Gazeta Express
string(72) "mesazhi-misterioz-i-shokut-te-ronaldos-per-realin-qe-frikeson-juventusin"

Mesazhi misterioz i shokut të Ronaldos për Realin që frikëson Juventusin

Gazeta Express

03/04/2020 23:35

Duket vetëm si ide, por çdo gjë është e mundur “Ronaldo e do Madridin”.

Edhe kur nuk luhet, gjendet një mënyrë për të folur për Cristiano Ronaldon.

Lexo Edhe:

Kampioni portugez ndodhet në Madeira me familjen për të qëndruar afër mamasë, e cila ka pasur një problem shëndetësor para pak kohësh.

Sido që të jetë, edhe në këtë kohë, flitet për të ardhmen e portugezit.

Për shkak të COVID-19, në Itali kanë hapur debat nëse mund të ndikojë në largimin e CR7, derisa në Spanjë, pasi ishte në Bernabeu për të parë nga afër ‘El Clasicon’, s’kanë asnjë dyshim se CR7 e do Realin dhe ndoshta mund të ndodhë edhe e papritura.

Edhe më shumë debat ka ngjallur tani postimi i shokut të ngushtë, Edu Aguirre.

Gazetari i ‘El Chiriguito de Jugones’ ka postuar videon e golit të realizuar nga Ronaldo kundër Juventusit më 2 prillin e 2018-ës dhe e ka shoqëruar me një mesazh enigmatik.

“Sot mbush 2 vite. Cristiano preku qiellin dhe shkroi historinë, duke mrekulluar botën para se t’i thoshte lamtumirë Madridit të tij për gjithmonë (?). I mungon shumë”, ka shkruar ai.

CR7 ka realizuar 450 gola në 438 paraqitje për Realin, dhe ka thyer rekorde historike, duke shkruar me shkronja të arta emrin në librat e historisë. Edhe pse duket e pamundur, tashmë kanë nisur diskutime për një rikthim të CR7 në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/