Sipas raporteve të fundit, Arsenal i ka bërë të qartë Mikel Artetës se e ardhmja e tij si trajner i skuadrës varet nga garimi për titullin e këtij sezoni në Premier League.
Nëse Topçinjtë nuk arrijnë të fitojnë kampionatin, pritet që Arteta të mos vazhdojë në stol sezonin e ardhshëm.
Ky është një mesazh i fortë nga hierarkia e klubit, ndërkohë që sezoni hyn në fazën më vendimtare dhe emocionuese të tij. /GazetaExpress