Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë publike listën e kategorizimit të federatave sportive për vitin 2026, ku 37 organizata janë renditur në katër kategori: A, B, C dhe D. Renditja është bërë sipas pikëve të grumbulluara nga secila federatë, në përputhje me rregulloret e miratuara.
Nga 55 federata të anëtarësuara në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), këtë vit procesin e kategorizimit e kanë kaluar 37 prej tyre. Vetëm federatat e licencuara nga MKRS kanë të drejtë të përfitojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit.
Një nga lajmet kryesore në listën e publikuar është ngritja e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës në Kategorinë A, pasi vitin e kaluar ato ishin në Kategorinë B. Sipas vlerësimit, Federata e Futbollit ka mbledhur 85.5 pikë, ndërsa Federata e Basketbollit 85.3 pikë.
Në Kategorinë A bëjnë pjesë edhe:
Federatat e tjera janë renditur në kategoritë B, C dhe D, në varësi të pikëve të grumbulluara gjatë vlerësimit të kryer nga komisioni përkatës.
Sipas rregullores së miratuar më 30 dhjetor 2022, kompetenca për kategorizimin e federatave i takon MKRS, ndërsa më parë kjo bëhej nga KOK-u. Federatat kanë të drejtë të paraqesin ankesa brenda pesë ditësh pranë Komisionit të Ankesave të MKRS-së.
Kategorizimi i ri do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shpërndarjen e fondeve dhe mbështetjen institucionale për federatat sportive gjatë këtij viti. /GazetaExpress
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...