Mes vazhdimit dhe pensionimit, Behar Maliqi lë gjithçka hapur - Gazeta Express
string(60) "mes-vazhdimit-dhe-pensionimit-behar-maliqi-le-gjithcka-hapur"

Futboll

Gazeta Express

22/01/2024 10:28

Mes vazhdimit dhe pensionimit, Behar Maliqi lë gjithçka hapur

Futboll

Gazeta Express

22/01/2024 10:28

Behar Maliqi nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë të luajë futboll apo do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij sezoni.

I ftuar në emisionin “Favorit” në T7 mbrëmë, mesfushori me përvojë e zbuloi gjendjen e tij fizike, dy muaj pas operimit, si dhe foli për fazën e rehabilitimit, ushtrimet…

“Tash dy muaj jam operuar, kam filluar me fizioterapi menjëherë pas operimit. Pas 10 ditësh me fitness, po shkoj rregullisht në fitness, janë ato protokollet që duhet t’i ndjek për t’u rikthyer prej këtij lëndimi. E ka një periudhë gjashtëmujore që duhet të ushtroj derisa të rikthehem plotësisht për t’iu bashkuar klubit, kështu që deri në qershor do të mungoj dhe s’do të mundem ta ndihmoj ekipin e Feronikelit”, deklaroi fillimisht futbollisti i Feronikelit 74, shkruan “Gazeta Express”.

“Deri në atë periudhë, vetëm fitness dhe pauzë. Lëndim pak i rëndë, në një moshë jo të duhur pasi është veç fundi i karrierës. Këto lëndime kur të kapin në këtë moshë t’i prishin të gjitha planet përreth karrierës së futbollit. Gjatë kësaj kohe jam duke reflektuar, jam duke e shikuar dhe menduar se çka do të bëj. Jam duke ushtruar dhe do ta shohim se si do të shkojnë gjërat”, vazhdoi Maliqi.

A do të pensionohet në fund të këtij sezoni, kur edhe do t’i skadojë kontrata me “Niklin”?

“Nuk e di a do të pensionohem, t’ia lëmë kohës, jam në kontratë me Feronikelin deri në qershor. Po ia lë më së miri kohës për ta parë të ardhmen. Jam në një moshë që nuk më lejohen manovrat. Nëse do të isha 30 vjeçar apo 32 prapë mund të mendoja, por unë jam 37 vjeçar dhe është një kohë mjaft e keqe dhe duhen gjashtë muaj për t’u shëruar dhe më pas një kohë për ta kapur formën. Por, ta shohim gjatë kësaj kohe se qysh do të rrjedhin gjërat”, nënvizoi ish-futbollisti i Prishtinës e Malishevës.

Maliqi e sheh veten si trajner pas përfundimit të karrierës së lavdishme si futbollist.

“E kemi kryer Licencën C së bashku me Visar Zogianin. E kemi plan që në të ardhmen t’i ndjekim edhe licencat tjera, që është B-ja fillimisht. Pasi ia kemi kushtuar krejt jetën futbollit, është mirë të provojmë edhe si trajnerë apo një rol tjetër brenda klubit. Unë çdo herë kam pasur dëshirë që pas përfundimit të karrierës të bëhem trajner. Do të doja që fillimisht të jem ndihmës i ndonjë trajneri që të mësoj në ekipin e parë dhe t’i ‘vjedh’ të mirat prej tij”, përfundoi Maliqi.

Atë e inkurajoi edhe trajneri Ismet Munishi, i cili beson se mesfushori vizionar mund të bëhet trajner i mirë, së bashku me Visar Zogianin, me të cilin po e kryejnë së bashku shkollimin për trajnerë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement