Ramiz Lladrovci i del në përkrahje Artan Behramit: I duhet Kuvendit, Kosovës dhe qytetarëve - Gazeta Express
string(89) "ramiz-lladrovci-i-del-ne-perkrahje-artan-behramit-i-duhet-kuvendit-kosoves-dhe-qytetareve"

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/06/2026 11:44

Ramiz Lladrovci i del në përkrahje Artan Behramit: I duhet Kuvendit, Kosovës dhe qytetarëve

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/06/2026 11:44

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur përkrahje të fuqishme për kandidatin e PDK-së për deputet, Artan Behrami, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Përmes një postimi publik, Lladrovci ka vlerësuar lart angazhimin dhe konsekuencën e Behramit në mbrojtjen dhe promovimin e vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Numri 75 në listën e PDK-së, është rezervuar për Artan Behramin, i cili i duhet Kuvendit, Kosovës dhe qytetarëve, për qasjen dhe konsekuencën e prezantimit të misionit dhe vizionit të partisë shtetformuese e shtetndërtuese me sfidat e qytetarëve”, ka shkruar Lladrovci.

Ai gjithashtu i ka uruar suksese Behramit në garën zgjedhore, duke e përmbyllur mesazhin me sloganin e njohur të PDK-së: “Dihet!”.

Postimi është shoqëruar edhe me thirrjen për mbështetje të PDK-së dhe kandidatëve kryesorë të saj:

https://www.facebook.com/share/p/1Bs9Sfmda9/?mibextid=wwXIfr

Advertisement
Advertisement
Advertisement