Merr fund ëndrra e Egzon Shalës për medalje olimpike në mundje në Tokio 2020 - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

05/08/2021 12:21

Merr fund ëndrra e Egzon Shalës për medalje olimpike në mundje në Tokio 2020

Sporte tjera

Gazeta Express

05/08/2021 12:21

Ëndrra e mundësit kosovar Egzon Shala për t’u bërë atleti i parë mashkull nga Kosova që fiton medalje olimpike në Tokio 2020 mori fund të enjten, pasi Geno Petriashvillit e mposhti Amir Hossein Zare në një meç gjysmëfinal në të cilin i mbante shpresat suharekasi.

Shala po e priste rezultatin e duelit gjysmëfinal mes Petriashvillit të Gjeorgjisë dhe Zares së Iranit dhe shpresat e tij për të mbetur në garë për medaljen e bronztë vareshin nga një fitore e mundshme e këtij të fundit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Petriashvilli e mposhti Zaren në gjysmëfinale dhe e arriti finalen për medalje të artë në kategorinë -125 kilogramë.

Shala u mposht pikërisht nga Amir Hossein Zare i Iranit në duelin çerekfinal në kategorinë -125 kilogramë të enjten herët në mëngjes.

30-vjeçari nga Suhareka e kishte fituar luftën e parë ndaj algjerianit Djahid Berrahal, por disfata në çerekfinale nënkupton se ai e humbi mundësinë për të luftuar për medalje të artë apo argjendtë.

Ai po shpresonte në fitore të iranianit Zare në gjysmëfinale, për t’iu mundësuar garimin për medalje të bronztë.

Shala ishte garuesi i fundit i Kosovës në Tokio 2020.

Kosova u përfaqësua nga 11 atletë në Tokio, prej të cilëve dy fituan medalje të arta.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova e shkruan historinë duke fituar medalje të arta në kategoritë e tyre përkatëse në xhudo. /Gazeta Express/