“Mendoja si të bëja vetëvrasje” – ylli NBA tregon ndjenjat e tij pas paralizimit - Gazeta Express
string(76) "mendoja-si-te-beja-vetevrasje-ylli-nba-tregon-ndjenjat-e-tij-pas-paralizimit"

Basketboll

Gazeta Express

13/01/2022 19:35

“Mendoja si të bëja vetëvrasje” – ylli NBA tregon ndjenjat e tij pas paralizimit

Basketboll

Gazeta Express

13/01/2022 19:35

Shawn Bradley kishte pësuar një aksident të tmerrshëm me biçikletë duke u paralizuar përgjithmonë. Në një intervistë ai ka treguar se në një moment ka menduar që të bëjë vetëvrasje

Një vit pas aksidentit të tij tragjik me biçikletë, aksident që e la të paralizuar nga gjoksi e poshtë, ish ylli i NBA, Shawn Bradley pranoi se kishte tentuar të bëjë vetvrasje. Bradley ish qendra e Sixers, Mavericks dhe Nets ka folur për revistën Sports Illustrated se si ai dhe familja e tij ishin përballur me paralizën e tij.

Lexo Edhe:

Derisa ai ka fituar afërsisht 70 milionë dollarë gjatë karrierës së tij si basketbollist i NVA, kostoja financiare dhe emocionale pas aksidentit është marramendëse.

“Nuk dija se si ta lehtësoja të tjerëve barrën time. Ndoshta do të ishte mirë nëse e tëra të kishte përfunduar pas aksidentit. Po, ato mendime zvarriten – ato janë reale. Nuk mund ta imagjinojë vetën duke vepruar sipas atyre mendimeve, por difinitivisht i kisha (për vetëvrasje)”, tha ai.

Derisa paralizimi i dikujt në familje do ta rëndonte çdo kënd, kjo është edhe më e vështirë për Bradley i cili është 2.2 metra i gjatë, diku 50 cm më i gjatë se një person normal. Ai ka nevojë për karrocë që bartë 226 kg, e që duhet disa muaj që të ndërtohet.

Gjatë një dalje në mbrëmje me gruan e tij, Carrie, ai kërkoi nga ajo që të shkojnë më herët në kinema që ai të mund të akomodohet me karrocën e tij gjigante. Futja e tij në furgonin e saj ishte një tjetër vuajtje derisa ajo ka vazhduar që t’i shërbejë atij kokoshka dhe pije joalkoolike.

Ai po ashtu kujton njërin nga momentet më të vështira të atyre ditëve kur ai ishte në spital, kur ai priti në dhomë ish shokun e tij të skuadrës, Mavericks, Michael Finley. “Njerëzit me të cilët isha shumë i afër, ata të cilët më vizitonin me bënin emocional. Ishin ditë të lodhshme”, tha Bradley.

Çfarë ndodhi me Shawn Bradley?

Shawn Bradley u godit nga një makinë nga pas më 20 janar derisa ishte dike vozitur biçikletën e tij afër rezidencës së tij në St. George në Utah. Kjo rezultoi me një dëmtim fatal në shtyllë kurrizore që e la atë të paralizuar që nga ajo kohë.

Ai ju shtrua një operacioni në qafë dhe kaloi disa javë i hospitalizuar derisa u rehabilitua. /GazetaExpress/