Menaxheri: Hysaj është rikthyer në nivelin e lartë me Gattuson trajner - Gazeta Express
string(69) "menaxheri-hysaj-eshte-rikthyer-ne-nivelin-e-larte-me-gattuson-trajner"

Gazeta Express

24/03/2020 20:56

Menaxheri: Hysaj është rikthyer në nivelin e lartë me Gattuson trajner

Gazeta Express

24/03/2020 20:56

Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysaj, ka folur në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss për të ardhmen e yllit kuqezi, i cili pritet të largohet nga Napoli në fundin e sezonit.

Ai e ka lartësuar mbrojtësin e djathtë të Kombëtares shqiptare, duke thënë se e ka kthyer formën e lartë pas ardhjes së Gennaro Gattusos në stolin e Napolit.

Lexo Edhe:

“Siç kam thënë gjithmonë në intervistat e mëparshme, Hysaj ka bërë një rikuperim të rëndësishëm me Gatttuson, është kthyer në nivelet e treguara me Sarin”, ka thënë Giuffredi.

“Gattuso e vlerëson shumë, por ai është në një nivel me Di Lorenzon dhe nuk mund të kesh dy lojtarë të të njëjtit nivel në  të njëjtin rol. Roma? Nuk e di, nuk ka kuptim të flasim për skuadra tani”.  /Gazeta Express/