Memli Krasniqi takon Prattipatin: Theksova nevojën e themelimit të insitucioneve të reja sa më parë - Gazeta Express
string(98) "memli-krasniqi-takon-prattipatin-theksova-nevojen-e-themelimit-te-insitucioneve-te-reja-sa-me-pare"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 14:08

Memli Krasniqi takon Prattipatin: Theksova nevojën e themelimit të insitucioneve të reja sa më parë

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 14:08

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA’së në Kosovë, Anu Prattipati.

Krasniqi ka thënë se ka theksuar nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më shpejt.

“Si gjithmonë, ishte kënaqësi të mirëpres në takim znj. Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë. Në frymën e diskutimit për zhvillimit aktuale, theksova nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më parë, sepse vonesat po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit. PDK do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, në interes të qytetarëve, për stabilitet institucional dhe mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë perëndimorë”, ka shkruar Krasniqi.