Të udhëtosh me automjet në rrugët e vendit, përveç trafikut dhe rrezikut të aksidenteve, duhet të përballesh edhe me shoferë të armatosur.
I tillë është rasti i 27-vjeçarit Ledio Matranxhi, i cili kryen parakalim të gabuar dhe i kërkon llogari drejtuesit tjetër pse nuk i hap rrugën.
Siç duket në këto pamje, i riu tek kthesa e Kamzës ndalon automjetin e tij dhe me një pistoletë kërcënon shoferin pse nuk i hapi rrugën. Teksa del nga makina, sipas 32-vjeçarit që e denoncoi në polici, i riu e kanosi me armë dhe e ofendoi.
Kjo situatë shkaktoi panik edhe tek drejtuesit e tjerë të mjeteve, të cilët ishin dëshmitarë të kësaj skene.
Pas këtij episodi, policia shkoi në banesën e 27-vjeçarit Ledio Matranxhi, ku gjeti pistoletën si dhe një sasi municioni luftarak.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...