Melisa vë në siklet Fationin në takim: Si je në seks? - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

27/11/2020 21:06

Melisa vë në siklet Fationin në takim: Si je në seks?

Rozë

Gazeta Express

27/11/2020 21:06

Në episodin e sotëm të “Përputhen” u transmetua takimi i radhës mes Melisës dhe Fationit. Njëjtë si në takimin e parë, dyshja u  shfaqën shumë të afrueshëm me njëri-tjetrin.

Takimi ishte i mbushur me prekje, përqafime dhe puthje, çfarë nuk u prit dhe aq mirë nga konkurrentët e tjerë. Ato e konsideruan si të përshpejtuar afirmitetin e tyre.

Në një pjesë të takimit, Fationi ishte vënë në siklet nga Melisa, e cila e kishte pyetur rreth marrëdhënieve seksuale. “Si je në seks?’, ishte pyetja e Melisës.

I pyetur nga Bora Zemani rreth pyetjes, Fationi tha se ishte ndjerë disi në siklet por ishte munduar ta menaxhonte duke mos dhënë një përgjigje.