Meidani: Ndalimi dhe intimidimi i studentëve shqiptarë prek frymën europiane të rajonit - Gazeta Express
string(86) "meidani-ndalimi-dhe-intimidimi-i-studenteve-shqiptare-prek-frymen-europiane-te-rajonit"

Maqedoni

Gazeta Express

19/05/2026 14:02

Meidani: Ndalimi dhe intimidimi i studentëve shqiptarë prek frymën europiane të rajonit

Maqedoni

Gazeta Express

19/05/2026 14:02

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar ashpër pas pengesave dhe vonesave me të cilat janë përballur studentët shqiptarë nga Tirana gjatë udhëtimit të tyre drejt Shkupit.

Studentët kishin udhëtuar për të shprehur solidaritetin e tyre me studentët shqiptar nga Maqrdonia që po mbronin shqipem.

Përmes një reagimi zyrtar në rrjetet sociale, ambasadori Meidani u shpreh se kur studentët ndalohen dhe intimidohen për të shprehur një solidaritet paqësor, çështja pushon së qeni thjesht procedurale.

“Ajo prek vetë mirëkuptimin demokratik dhe frymën europiane që synojmë të ndërtojmë si rajon,” theksoi Meidani, duke shoqëruar mesazhin me flamujt e Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut.

Diplomati shqiptar sqaroi se qëllimi i vizitës së të rinjve nga Tirana nuk ishte përplasja, por mbështetja për një kërkesë elementare e legjitime: të drejtën për t’u testuar dhe për të ushtruar profesionin në gjuhën amtare.

Sipas Meidanit, këta të rinj nuk po kërkojnë privilegje, por dinjitet, barazi dhe respektim të të drejtave themelore njerëzore.

Në mbyllje të reagimit të tij, ambasadori dërgoi një porosi të qartë për autoritetet dhe opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se kërkesat për dinjitet nuk duhet të shihen si kërcënim.
Vlerat e përbashkëta: Rajoni synon bashkimin me familjen europiane.
E ardhmja: Ndërtimi i së ardhmes duhet të bazohet mbi parimet e demokracisë dhe barazisë. (INA)

Advertisement
Advertisement
Advertisement