Mefail Bajqinovci i gëzohet mbylljes së përkohshme të moteleve: Kanë mbirë si kërpudhat - Gazeta Express
string(86) "mefail-bajqinovci-i-gezohet-mbylljes-se-perkohshme-te-moteleve-kane-mbire-si-kerpudhat"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 22:50

Mefail Bajqinovci i gëzohet mbylljes së përkohshme të moteleve: Kanë mbirë si kërpudhat

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 22:50

Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, kanë bërë mbyllje të përkohshme të 26 subjekteve ekonomike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, “për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, që ushtrojnë veprimtari të vilave dhe moteleve.  

Këtë lajm e ka quajtur të mirë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, që sipas tij “motelet kanë mbirë si kërpudhat”.

“Lajm i mirë: mbyllja e moteleve që kanë mbirë si kërpudhat dhe kanë operuar pa licencë”, ka shkruar Bajqinovci në FB.

Advertisement
Advertisement
Advertisement