Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, kanë bërë mbyllje të përkohshme të 26 subjekteve ekonomike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, “për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, që ushtrojnë veprimtari të vilave dhe moteleve.
Këtë lajm e ka quajtur të mirë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, që sipas tij “motelet kanë mbirë si kërpudhat”.
“Lajm i mirë: mbyllja e moteleve që kanë mbirë si kërpudhat dhe kanë operuar pa licencë”, ka shkruar Bajqinovci në FB.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...