Medvedevi e mposht Aguer-Aliassimen në një ndeshje triller për ta arritur gjysmëfinalen në Australian Open - Gazeta Express
string(106) "medvedevi-e-mposht-aguer-aliassimen-ne-nje-ndeshje-triller-per-ta-arritur-gjysmefinalen-ne-australian-open"

Medvedevi e mposht Aguer-Aliassimen në një ndeshje triller për ta arritur gjysmëfinalen në Australian Open

Sport

Gazeta Express

26/01/2022 15:17

Favoriti Daniil Medvedev e mbrojti një meç poen para se ta bënte një rikthim mahnitës kundër Felix Auger-Aliassime për të arritur në gjysmëfinale të Australian Open, ku do të takohet me grekun Stefanos Tsitsipas.

Numri dy i botës Medvedev fitoi në një ndeshje triller me pesë sete, 6-7 (4-7) 3-6 7-6 (7-2) 7-5 6-4, duke u bërë lojtari i parë që fiton me rikthim nga 0:2 në 3:2 në Melbourne këtë vit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Numri katër i botës Tsitispas fitoi me lehtësi 3:0 në sete kundër Jannik Sinner.

23-vjeçari, i mposhtur në gjysmëfinale të vitit të kaluar nga Medvedevi, fitoi 6-3 6-4 6-2.

Tani Tsitsipas ka mundësi t’i hakmerret rusit dhe ta arrijë gjysmëfinalen e parë në Australian Open.

Medvedev synon ta bëjë një hap më shumë nga humbja në finale vitin e kaluar kundër serbit Novak Djokovic, i cili nuk luajti në Melbourne këtë vit.

Djokovici u dëbua nga Australia pasi iu shfuqizua viza për shkak se nuk është i vaksinuar. /Gazeta Express/