Mediumi pro Vuçiqit: Në Beograd ka nisur të hartohet statuti i Asociacionit - Gazeta Express
string(74) "mediumi-pro-vuciqit-ne-beograd-ka-nisur-te-hartohet-statuti-i-asociacionit"

Mediumi pro Vuçiqit: Në Beograd ka nisur të hartohet statuti i Asociacionit

Lajme

Gazeta Express

29/09/2022 10:23

Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe Instituti Europian për Paqe (EIP) janë ngarkuar me barrën e hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili me pas do të rishikohet nga OJQ-të e Kosovës dhe Serbisë dhe si i tillë do t’i prezantohet ndërmjetësit europian, Miroslav Lajçak.

Kështu ka raportuar mediumi serb “Novosti”, i cili njihet për afërsi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Lexo Edhe:

Ky medium, duke cituar burimet nga qarqet diplomatike, thotë se për këtë qëllim është organizuar një takim në Beograd, në ambientet e “Aeroklub”, të martën, në të cilin morën pjesë përfaqësues të OJQ-ve të Kosovës dhe Serbisë, misione ndërkombëtare nga Kosova, si dhe diplomatë gjermanë. Atyre iu prezantua drafti i statutit të ardhshëm të Asociacionit, për të cilin mund të bënin komente dhe sugjerime. Pala serbe u përfaqësua nga Milica Andriq Rakiq, Jovana Radosavljeviq, Aleksandar Rapajiq, si dhe Aleksandra Spremo nga Beogradi, nga JUKOM.

“Novosti” shkruan se dokumenti i përmendur nuk ka për qëllim publikimin, por për t’u bërë pjesë e procesit të negociatave pas ngritjes së kundërshtimeve, “d.m.th. për të negociuar me Qeverinë e Kosovës dhe qeverinë serbe dhe pastaj ta ndahet me një palë e tretë, por nuk është saktësuar se cila është kjo palë”.

Mediumi serb pretendon se pala e tretë do të jetë Gjermania, për të cilën shkruan se është e përfshirë drejtpërdrejt në proces përmes FES-it dhe thotë se në takim u tha se Berlini zyrtar është i hapur për sugjerime.

“Në bazë të draft-statutit të paraqitur, përfaqësuesit e OJQ-ve, ndër të tjera, kishin dilemë nëse Asociacioni është person juridik apo duhet të jetë organ shtetëror. Ata shprehën frikën e tyre se serbët do të kishin edhe më pak të drejta sipas këtij drafti sesa ato që u jepen aktualisht nga e ashtuquajtura Kushtetuta e Kosovës. Ata i ka shqetësuar edhe fakti se teksti thekson se gjithçka duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese atje tashmë ka deklaruar se Asociacioni nuk është në përputhje me aktin më të lartë juridik. Më pas, kritikat e paraqitura në takim, sipas një vlerësimi objektiv, duhet të përfshihen në draftin përfundimtar të statutit të Asociacionit, i cili do të përgatitej nga “Friedrich Ebert” dhe Instituti Europian për Paqe dhe i cili përfundimisht do t’i dërgohej Lajçakut për përdorim dhe ofertë të mëtejshme palës serbe dhe asaj shqiptare në dialog”, raporton “Novosti”, transmeton Gazeta Express.

Për mediumin serb të afërt me Vuçiqin problematike po shihet përfshirja e Gjermanisë në hartimin e statutit të Asociacionit, për të cilën thotë se është mbështetëse e fuqishme e shtetësisë së Kosovës dhe se nga Serbia ka kërkuar që ta njohë pavarësinë e Kosovës si kusht për të hyrë në BE-.

Po ashtu, shmangia e Listës Serbe nga hartimi i statutit të Asociacionit dhe përfshirja e OJQ-ve serbe të Kosovës s’po i pëlqen mediumit serb.

“Preferencë iu dha kampionëve të sektorit joqeveritar në viset serbe të Kosovës, të cilët nuk kanë legjitimitet apo ndikim në mesin e bashkatdhetarëve tanë”.