“Mediat që thotë se Irani po fiton janë tradhtarë”, Trump: Nuk kam asnjë mirëkuptim me Putinin për Donbasin - Gazeta Express
string(103) "mediat-qe-thote-se-irani-po-fiton-jane-tradhtare-trump-nuk-kam-asnje-mirekuptim-me-putinin-per-donbasin"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 8:07

“Mediat që thotë se Irani po fiton janë tradhtarë”, Trump: Nuk kam asnjë mirëkuptim me Putinin për Donbasin

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 8:07

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar mbi raportimet për luftën kundër Iranit, duke i akuzuar mediat se po “ndihmojnë dhe inkurajojnë armikun”.

Në një postim të fortë në platformën Truth Social, Trump deklaroi se raportimet sipas të cilave Irani po fiton epërsi ushtarake ndaj SHBA-së janë “gënjeshtra të plota” dhe “absurde”.

“Kur ‘lajmet e rreme’ pretendojnë se armiku iranian po fiton epërsi ushtarake kundër nesh, ky është një akt tradhtie virtuale”, shkroi Trump.

Ai shtoi se media të caktuara po i japin “shpresë të rreme” Iranit, ndërsa i cilësoi gazetarët kritikë si “amerikanë frikacakë që po mbështesin vendin tonë”.

Ndërkohë, duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump mohoi kategorikisht zërat për një marrëveshje të fshehtë me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me rajonin e Donbasit në Ukrainë.

Në muajt e fundit kishin qarkulluar spekulime se presidenti amerikan i kishte premtuar Kremlinit transferimin e të gjithë territorit të Donbasit. I pyetur drejtpërdrejt nga gazetarët, Trump u përgjigj shkurt: “Jo”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement