Raportohet se është gjetur një pjesë veshjeje pranë Manastirit të Deçanit, vazhdojnë kërkimet për gruan e zhdukur  - Gazeta Express
string(112) "raportohet-se-eshte-gjetur-nje-pjese-veshjeje-prane-manastirit-te-decanit-vazhdojne-kerkimet-per-gruan-e-zhdukur"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 8:40

Raportohet se është gjetur një pjesë veshjeje pranë Manastirit të Deçanit, vazhdojnë kërkimet për gruan e zhdukur 

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 8:40

Zhdukja e një gruaje e cila është raportuar nga familjarët ditën e djeshme ka tronditur komunën e Deçanit.

Ndërkohë, operacioni për kërkimin e saj po vazhdon.

Kështu deklaroi për Klankosova Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës.

“Operacioni i kërkimit po vazhdon. Në terren kanë dal policia dhe ekipet e kërkim shpëtimit. Ende nuk kemi ndonjë gjurmë të saj”, deklaroi Gashi

Për rastin në fjalë, mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova ka folur edhe Fidan Abazi nga Kërkim-Shpëtimi Malor i Kosovës.

Sipas tij, gjatë kërkimeve është gjetur një pjesë veshjeje që dyshohet t’i përkasë gruas së zhdukur, në afërsi të Manastiri i Deçanit.

“Ne jemi duke i zhvilluar aktivitetet tona të kërkimit edhe krejt çka mundemi me thanë deri më tani në këtë drejtim”, deklaroi ai

Ndërkaq për gjendjen e saj shëndetësore, thuhet se ajo vuante nga depresioni.

Advertisement
Advertisement
Advertisement