Mediat kërkojnë ndihmën e Qeverisë - Gazeta Express
string(34) "mediat-kerkojne-ndihmen-e-qeverise"

Gazeta Express

17/03/2020 10:50

Mediat kërkojnë ndihmën e Qeverisë

Gazeta Express

17/03/2020 10:50

Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike në Kosovë ka kërkuar ndihmën e Qeverisë së Kosovës pas lanësimit të masave qeveritare për parandalimin dhe luftimin e virusit COVID 19. Sipas Asociacionit, vendimi për pezullimin e disa aktiviteteve ekonomike të bizneseve kosovare po ndikon keq në kapacitetet financiare dhe operacionale të mediave të licencuara në Kosovë.

“Sektori i mediave është vënë në sprovë të jashtëzakonshme. Vetëm gjatë këtyre ditëve mediat kanë pranuar njoftime të konsiderueshme nga operatorët ekonomikë, për pezulliumin e kontratave të marketingut deri në normalizimin e gendjes në vend”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektorinike.

Lexo Edhe:

Ky është njoftimi i plotë:

Me lansimin e masave qeveritare për parandalimin dhe luftimin e virusit COVID 19, vendimi për pezullimin e disa aktiviteteve ekonomike të bizneseve kosovare po ndikon keq në kapacitetet financiare dhe operacionale të mediave të licencuara në Kosovë. Sektori i mediave është vënë në sprovë të jashtëzakonshme.

Vetëm gjatë këtyre ditëve mediat kanë pranuar njoftime të konsiderueshme nga operatorët ekonomikë, për pezulliumin e kontratave të marketingut deri në normalizimin e gendjes në vend.

Ky trend do të demtojë dukshëm buxhetet e mediave. Kështu ato do të pamunësohen që të ofrojnë shërbim publik të informimit, i cili është më se i nevojshëm në këto situata të jashtëzakonshme, kur duhen informata të sakta, të besueshme dhe gazetari profesionale.

Andaj për të diskutar për këto probleme dhe për të parë mundësinë e tejkalimit të kësaj situate, perfaqësues të AMPEK-ut janë takuar me zv Kryeministrin Haki Abazi.

Një listë me disa kërkesa i është dorëzuar Qeverisë, mes tjerash edhe:

1. Moratorium/ngrirje e menjëhershme e obligimeve kreditore. Pagesat të shtyhen për një periudhë deri në 3 muaj.

2. Moratorium/ngrirje e obligimeve ndaj shtetit për një periudhë deri në 3 muaj dhe si dhe disa kërkesa më specifike për industrinë e medias të cilat do të publikohen gjatë ditëve në vijim.