"Më vjen turp", flet vëllai i autorit të vrasjes në Maliq: Lajmin e mësuam nga mediat, ata ishin miq - Gazeta Express
string(95) "me-vjen-turp-flet-vellai-i-autorit-te-vrasjes-ne-maliq-lajmin-e-mesuam-nga-mediat-ata-ishin-miq"

“Më vjen turp”, flet vëllai i autorit të vrasjes në Maliq: Lajmin e mësuam nga mediat, ata ishin miq

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2022 8:41

Një viktimë dhe një i plagosur ishin pasojat e një sherri banal të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq.

Viktima është identifikuar si Nesti Sotiri, rreth 60 vjeç, i cili u qëllua me thikë nga shtetasi Velo Azisllari, i cili ka mbetur po ashtu i plagosur dhe ndodhet në spital.

Lexo Edhe:

Vëllai i autorit është shprehur para gazetarëve i tronditur, ndërsa tregon se ngjarjen e ka mësuar përmes televizionit. Ai tha se kishte ardhur me pushime dhe se vetëm një ditë e kishte parë të vëllanë.

“Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë erdha me pushime dhe ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin”, thotë ai.