Sonte në Pressing është duke u diskutuar për komunat që votojnë nesër në raundin e dytë, koalicionet dhe tubimet e fundit të partive.
Pjesë e të ftuarve është edhe Dukagjin Gorani dhe Nexhmedin Spahiu.
Të dy këta janë përfshirë në debat për garën që po zhvillohet në qytetin e Mitrovicës së Jugut.
Pjesë nga debati mes të dyve:
‘’Përderisa për njerëz si ti asisoj përjetohet, për njerëz që jetojnë në Mitrovicë është mërëndësi edhe shkolla, edhe çerdhet edhe shtëpiat e pleqve. Mirëpo kam frikë se qekjo e folne si e jotja Nexh, i len njerëzit me jetu përkohësisht duke mos rregullu kurgjo, edhe duke u munduar me u jep atyre fjalë, e ëndërra, se kinse është duke u bë një betejë e madhe për fatin e këtij vendi dhe fatin e këtij kombit. Dhe epiqendra qenka bash mahalla e tyre, që duhet me vazhdu me jetu pa shkolla, pa çerdhe, meqenëse fati i madh këtij vendi është mbi supet që është kah i mbart një kandidat i trillum, çfarë është kundërkandidati i zotit Tahir. Dhe sonte vyn bashkë me banorët e Mitrovicës, edhe unë sonte këtu me të duru ty kah me flet qyfte mbi rëndësinë nacionale të Mitrovicës, e cila rëndësi ka me u zgjidh në Prishtinë, dhe ka me u zgjidh në qat proces ku e ka lanë Edita Tahiri. ’’, ka thënë Gorani.
Pas kësaj, ka reaguar Spahiu, duke iu drejtuar Goranit me fjalët: ‘’Qashtu mendojnë tradhtarët e vendit’’.
Reagim ka pasur dhe Gorani, duke iu drejtuar Spahiut duke i thënë se ky i fundit: ‘’Ti je pafajshëm në paditunin tande. Ti s’ki faj që s’din’’. /GazetaExpress