Me status prekës, Genc Prelvukaj tregon shtëpinë ku është shkolluar në shqip gjatë regjimit serb - Gazeta Express
string(95) "me-status-prekes-genc-prelvukaj-tregon-shtepine-ku-eshte-shkolluar-ne-shqip-gjate-regjimit-serb"

Me status prekës, Genc Prelvukaj tregon shtëpinë ku është shkolluar në shqip gjatë regjimit serb

Gazeta Express

10/08/2020 17:11

Genc Prelvukaj, shpeshherë rrjetet e tij sociale i përdor për të folur për bukuritë e Kosovës, vuajtjet dhe heroizmat e popullit shqiptar.

E kësaj here ai rikujtoi edhe një herë Familjen Aliu, që në kohën e regjimit serb kishin hapur dyert e shtëpisë së tyre për të mirëpritur nxënës, njëri ndër ta edhe vetë këngëtari.

Lexo Edhe:

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai shkruan:

“Kjo shtepi gjysme e rrenuar dhe e djegur eshte prone e familjes Aliu ne Prishtine. E ndertuar ne fillim te viteve te nentedhjeta, ajo kurre nuk u shfrytezua per banim, por nga te zotet e saj, iu dha Gjimnazit Sami Frasheri ne Prishtine. Eshte nje nga shume godinat qe u improvizuan si objekte shkollore, ku edukimi ne shqip behej fshehte, ne kohen kur regjimi serb kishte pamundesuar zhvillimin normal te tij. Madheshtia e kesaj familje, mbyllet me luften e armatosur, pergjate rrethimit te pergjithshem te tyre me 1999. Nje nder objektet e demtuara rende, ishte edhe objekti i siperthene.

Une, bashke me mijera tjere jemi shkolluar aty, ne ndertesen qe sot eshte kthyer ne muze. Pikerisht ne ato dhoma te ngushta, te ulur shume prane njeri tjetrit. Cdo njohuri qe kam sot, burimin e ka aty. Brenda gjithcka eshte rrenuar por kujtimet mbeten me te fresketa se kurre.

Familja Aliu, jetoi gati mbi tete vite, ne nje shtepi te vjeter, te vogel e te ngushte aty prane. Nuk u merziten asnjehere pse nuk e shijuan shtepine e re, me bashkekohore te kohes, sepse e dinin mire qe permes shkollimit paralel behej rezistenca me e fuqishme ndaj shtypjes. Pa njerez te tille rruga drejt clirimit do te ishte shume me gjate dhe me e veshtire.

Nese deri me sot nuk jane dekoruar, Presidenti i shtetit duhet ta beje me rastin e pare”, shkroi Genci.