Më shumë më dhemb humbja e meçit sesa shfytyrimi tmerrues, thotë Joanna - Gazeta Express
string(70) "me-shume-me-dhemb-humbja-e-mecit-sesa-shfytyrimi-tmerrues-thote-joanna"

Gazeta Express

04/06/2020 11:20

Më shumë më dhemb humbja e meçit sesa shfytyrimi tmerrues, thotë Joanna

Gazeta Express

04/06/2020 11:20

Joanna Jedrzejczyk sapo ishte kthyer në dhomën e zhveshjes pas një lufte brutale me Zhang Weili në UFC 248.

Joanna kishte luftuar për ta përfunduar atë, që sipas presidentit të UFC-së Dana White, ishte njëri prej meçeve më të mira në histori të MMA-së, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Luftëtarja polake e dinte se fytyra i ishte prishur e shëmtuar. Ajo thjesht nuk e kishte kuptuar se sa shumë derisa e shikoi veten në pasqyrë.

“Mbeta gojëhapur. U duka si zombi”, tha Joanna për BBC Sport.

Ajo kishte një ënjte të tmerrshme në ballë. Njëri sy i ishte mbyllur për shkak ënjtjes.

Motra e vet binjake u deshtë ta ndihmonte 32-vjeçaren të bënte dush, para se të dërgohej në spitalin e Las Vegasit ku e kaloi natën.

“Një ditë do të publikoj fotografi sesi dukesha. Ishte aq qesharake saqë disa njerëz nuk më njihnin bile”, tregoi ajo.

Fatmirësisht, ajo mund të qeshë më këtë tani: por rezultati i dhemb ende, megjithatë.

E vlerësuar tashmë si luftëtare madhështore e MMA, Joanna synonte ta rifitonte titullin nga Weili më 7 mars, e cila po e mbronte për herë të parë titullin pasi ishte bërë kampionia e parë e UFC-së nga Kina.

Syri i djathtë i Weilit u mbyll, pastaj balli i Joannas nisi të ënjtej në rundin e tretë. E ënjta u bë aq e madhe saqë doktori i saj druhej se do të shpërthente.

“Ndieja aq shumë dhimbje. Për një sekondë, mendova nëse duhej të vazhdoj apo jo, por prapë vazhdova”.

Dyshja shkëmbeu grushte për pesë rundë. Në 25 minuta, ato i shkëmbyen 351 goditje të forta – meçi i tretë me më së shumti goditje në histori të UFC-së. Joanna hodhi më shumë, 186 në fakt – më së shumti në një humbje në histori të UFC-së – por Weili e fitoi meçin me vendim të gjyqtarëve.

Pavarësisht ënjtjes, polakja nuk ka pësuar ndonjë dëm të përhershëm – por ka mbetur me zemër të thyer dhe shenjë në shpirt.

“E dija se do të shërohesha. Më shumë u zemërova me veten sepse doja t’i kaloja disa ditë të mira në Vegas me miqtë dhe familjen! Por ky është çmimi që ne duhet ta paguajmë e kemi bërë këtë për 17 vjet rresht, prandaj e njoh këtë sport”, përfundoi ajo. /Gazeta Express/