Më pak nxënës në juglindje, në qarkun e Korçës këtë vit do të mungojnë 3700 nxënës - Gazeta Express
string(81) "me-pak-nxenes-ne-juglindje-ne-qarkun-e-korces-kete-vit-do-te-mungojne-3700-nxenes"

Shqiperi

Gazeta Express

06/09/2025 16:13

Më pak nxënës në juglindje, në qarkun e Korçës këtë vit do të mungojnë 3700 nxënës

Shqiperi

Gazeta Express

06/09/2025 16:13

3.700 nxënës më pak do të ulen të hënën në bangat e shkollës në qarkun e Korçës, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2024, qarku i Korçës numëronte më shumë se 21 mijë nxënës, ndërkohë që këtë vit nxënësit e regjistruar janë rreth 17.300.

Për Sindikatën e Arsimit në Korçë, rënia është shqetësuese dhe do të bëhet edhe më e thellë në vitet në vazhdim.

Më i dukshëm ky fenomen është tek klasat e para, pasi prej dy vitesh numri i fëmijëve që nisin shkollën është gjithnjë e më i ulët. Sipas ekspertëve, ulja e numrit të nxënësve lidhet me emigracionin dhe lindshmërinë e ulët, dhe në vitet e ardhshme do të prekë të gjithë sistemin arsimor parauniversitar.