Me Messin, Neymarin e Mbappen PSG-ja s’do ta fitojë kurrë Ligën e Kampionëve – thotë legjenda e Liverpoolit - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

25/11/2021 10:32

Me Messin, Neymarin e Mbappen PSG-ja s’do ta fitojë kurrë Ligën e Kampionëve – thotë legjenda e Liverpoolit

Futboll

Gazeta Express

25/11/2021 10:32

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit dhe Anglisë, Jamie Carragher, beson se Paris Saint-Germaini nuk do ta fitojë kurrë Ligën e Kampionë duke i bartur, siç i quajti ai, udhëtarët Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe.

PSG-ja duhet të pajtohet me vendin e dytë në Grupin A kualifikues, pasi u mposht 2:1 nga Manchester City të mërkurën në Etihad, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mbappe e kaloi PSG-në në epërsi herët në pjesën e dytë, por Raheem Sterling e barazoi rezultatin për Cityn, para se Gabriel Jesus ta shënonte golin e fitores me përmbysje 14 minuta para fundit.

Skuadra e Pep Guardiolës e mbizotëroi plotësisht PSG-në, në një ndeshje ku treshja Messi, Neymar dhe Mbappe nuk ia dolën ta shtrinin ndikimin e tyre.

Dhe Carragher, tani analist i futbollit në Paramount Plus, beson se treshja e famshme e PSG-së është tejet pasive në fushë dhe kjo ia zbeh dukshëm shanset parisienëve për ta fituar trofeun evropian.

“Në ditët e sotme ekipet nuk mund ta bartin askënd”, tha Carragher.

“T’i them katër ekipet njëra prej të cilave do ta fitojë Ligën e Kampionëve, Manchester City, Liverpooli, Chelsea apo Bayern Munich, sepse këto ekipe nuk bartin udhëtarë me vete”, theksoi ai.

“PSG-ja po i bartë tre, ky ekip nuk e ka asnjë shans ta fitojë Ligën e Kampionëve. Paris Saint-Germain nuk e ka asnjë mundësi të vetme ta fitojë”, këmbënguli ai.

“Më hipin nervat duke i shikuar, me Mbappen më shumë se kë këdo tjetër. E kuptoj Messin deri diku, sepse është 34-vjeçar, i duhet ta ruajë veten për çaste të caktuara, por prapëseprapë PSG-ja nuk mund ta bartë atë. Mos të harrojmë, Barcelona nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve për një kohë të gjatë”, vazhdoi ai.

Ai shtoi: “Por Mbappe është 22-vjeç, ai duhet të vrapojë sprinte poshtë e lartë fushës dhe të kthehet t’i ndihmojë shokëve kundër një ekipi të madh si City.”/Gazeta Express/