Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me dhunimin seksual që i është kryer një 15 vjeçareje në Tiranë prej një 65 vjeçari, i cili jo vetëm e ka përdhunuar por edhe e ka filmuar aktin e më tutje ja ka dhënë 3 djemve të tjerë të rinj, të cilët gjithashtu kanë dhunuar të miturën.
Abcneës, mëson se 65 vjeçari është identifikuar si Abaz Doku, i cili punon si roje nate në shkollën ku shkonte e mitura. Ky i fundit e ka mohuar krimin, duke thënë se veçse e ka prekur, pasi vajza i afrohej vetë.
“Vetëm e ka prekur në vende intime, pasi ajo më afrohej vetë“, mësohet të jetë shprehur i moshuari.
Por pavarësisht mohimit, ngjarja ku është kryer akti seksual me dhunë është shtëpia e vëllait të Abaz Dokut, i cili ndodhej jashtë shtetit. 65 vjeçari e ka dërguar atje të miturën dhe më tutje ka filmuar skenat.
Në dëshminë e saj, vajza është shprehur se prej kohësh burri në moshë e ngacmonte, ashtu si dhe shumë vajza të tjera.
“Më ka fiksuar që kur isha në shkollë. Më ngacmonte edhe atëhere”, mësohet të jetë shprehur e mitura para oficerëve të policisë gjyqësore në prani edhe të psikologes.
Kjo deklaratë e të miturës ka bërë që hetuesit t’i zgjerojnë hetimet, pasi mund të ketë të tjera raste të dhunimit seksual.
Pas përdhunimit i moshuari videon ja ka dhënë tre djemve, të cilët kanë kanosur e kërcënuar vajzën se nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me ta, do t’i publikonin videot.
Të katërt persona e përfshirë janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe tani pritet të përballen me akuza të rënda, ndërkohë që vijon hetimi nëse ka raste të tjera abuzimi me të mitura për shkak se Abaz Doku kishte qenë roje në një prej shkollave të zonës se njohur si “Bregu i Lumit”./Express