65 vjeçari përdhunon e filmon të miturën shqiptare! Videot ia jep 3 djemve që dhunojnë 15 vjeçaren - Gazeta Express
string(97) "65-vjecari-perdhunon-e-filmon-te-mituren-shqiptare-videot-ia-jep-3-djemve-qe-dhunojne-15-vjecaren"

Gazeta Express

30/05/2020 16:11

65 vjeçari përdhunon e filmon të miturën shqiptare! Videot ia jep 3 djemve që dhunojnë 15 vjeçaren

Gazeta Express

30/05/2020 16:11

Abuzonte seksualisht me një të mitur 15 vjeçare por përtej dhunës, kryente dhe video e ia shpërndante 3 djemve të tjerë.

Kjo është historia e rëndë e bërë publike këtë të shtunë nga ana e policisë së Tiranës, e cila ka vënë në pranga 4 dhunuesit e vajzës 15 vjeçare.

Lexo Edhe:

Së pari në pranga është vënë 65 vjeçari me inicialet A.D, i cili ka abuzuar seksualisht me të miturën dhe i ka bërë asaj video intime. Më tutje këto video, ua ka dhënë 3 djemve të moshës 20, 16 dhe 15 vjeç, të cilët po ashtu kanë kryer marrëdhënie seksuale me 15 vjeçaren, duke e kërcënuar pikërisht përmes videove të bëra nga 65 vjeçari.

“Je ku**ë nëse nuk bën seks me mua”, mësohet t’i ketë thënë burri të miturës. Kjo e fundit, nën presion dhe kërcënimet e vazhdueshme, ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjeçarin

“Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime.

Këto video ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë.

Me ndërhyrjen e Policisë Kriminale u parandalua ky veprim kriminal.

Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abuzimit seksual me dhunë me të mitur.”-njofton policia./Express