Më 8 gusht hapet ekspozita “Çka nëse historia do të na përkiste neve?” - Gazeta Express
string(67) "me-8-gusht-hapet-ekspozita-cka-nese-historia-do-te-na-perkiste-neve"

Më 8 gusht hapet ekspozita “Çka nëse historia do të na përkiste neve?”

Arte

Gazeta Express

04/08/2022 14:04

“Çka nëse historia do të na përkiste neve?” është titulli i ekspozitës së kuruar nga Kumjana Novakova, e cila do të hapet në shtëpinë e Shani Efendiut.

Kjo ekspozitë bën ndërlidhjen e shumë tematikave nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja.

Lexo Edhe:

Përmes kësaj mund të marrin përgjigje të shumta që janë ngritur nga vetë themeluesit e kësaj ekspozite sikurse në vijim:

Si mund të duket një e kaluar feministe e gjurmuar nga dhe me të tjerët?
A mund ta pluralizojmë historinë?
A mund ta thyejmë linearitetin dhe ta propozojmë bashkëjetesën e shumë mikrohistorive?
A mund të rrisim të tashme (të reja) nga shumë të kaluara të tjera?

Artistet që do të marrin pjesë në ekspozitë janë: Azra Aksamija, Belit Sag, Delphine Seyrig, Diana Toucedo, Doplgenger, Norika Sefa.

I gjithë ky projekt është mbështetur bujarisht nga të gjitha artistet dhe bashkëpunëtorët e përfshirë në realizim, Zyra Zvicerane për Bashkepunim, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit, CHwB Kosova, DokuFest, Ambasada Franceze, Qendra Audiovizuele Simone de Beauvoir dhe Anibar.

/ Gazeta Express