Më 3 tetor ndërrohet komanda, Ozkan Ulutash sërish në krye të KFOR'it - Gazeta Express
string(67) "me-3-tetor-nderrohet-komanda-ozkan-ulutash-serish-ne-krye-te-kforit"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 12:34

Më 3 tetor ndërrohet komanda, Ozkan Ulutash sërish në krye të KFOR’it

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 12:34

Në krye të KFOR’it sërish do të jetë gjeneral majori turk, Ozkan Ulutash.

Më 3 tetor, në ora 11:00, komandanti në largim Enrico Barduani do t’ia dorëzojë detyrën Ulutashit.

Në ceremoninë e ndërrimit të Komandës do të jetë është admirali Stuart B. Munsch, Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.

“Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico BARDUANI, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan ULUTAŞ”, thuhet në njoftimin e KFOR’it.

Ulutash ka qenë komandat i KFOR’it para Barduanit.