Në Shqipëri, në Kosovë dhe në diasporë brenda më pak se një jave libri i gazetares Mira Kazhanit “Një ditë tjetër…”, një rrëfim i fuqishëm emocional mbi përballjen me kancerin, ka thyer të gjitha rekordet sa i përket interesimit të lexueseve.
Në Gjermani romani me titullin “ë” i shkrimtares Jehona Kicaj ka hyrë në përzgjedhjen e ngushtë për çmimin gjerman të librit për vitin 2025. Ky është suksesi më i madh i një autoreje me origjinë nga Kosova në hapësirën letrare gjermanishtfolëse.
Ledia Xhoga, e lindur në Tiranë, me banim në New York, ka hyrë në listën e kandidateve për çmimin e njohur “Booker Prize 2025” me romanin e saj “Keqkuptimi”.
Vjosa Musliu, profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Vrije në Bruksel, ka botuar te shtëpia botuese amerikane “Bloomsbury Publishing” një libër mbresëlënës (“Girlhood at War”), ku përfshinë kujtimet e saj gjatë viteve të represionit të Serbisë në Kosovë në vitet 1990-të, luftën, çlirimin dhe hyrjen e trupave të NATO-s.
Filozofja Lea Ypi, pas librit të saj të shumëdiskutuar “Të lirë”, ka botuar librin e ri: “Të poshtëruar – Të mbijetosh në epokën e ekstremeve”. Sërish një sagë familjare. Momentalisht mbi këtë libër po shkruajnë të gjitha mediat e rëndësishme perëndimore – disa me tone pozitive, të tjerat janë më të rezervuara. (Enver Robelli)
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...