Më 29 qershor tërhiqet shorti, mësohen kundërshtaret e mundshme të Kosovës - Gazeta Express
string(73) "me-29-qershor-terhiqet-shorti-mesohen-kundershtaret-e-mundshme-te-kosoves"

Sport

Gazeta Express

26/06/2022 21:16

Më 29 qershor tërhiqet shorti, mësohen kundërshtaret e mundshme të Kosovës

Sport

Gazeta Express

26/06/2022 21:16

Në fillim të muajit nëntor, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të luaj ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.

Shorti për fazën e parë kualifikuese do të tërhiqet të mërkurën, më 29 qershor, nga ora 11:00 në Vjenë.

Në fazën e parë kualifikuese paraqiten 18 ekipe kombëtare nga Evropa. Përmes shortit caktohen nëntë çifte, ndërsa nëntë skuadrat më të suksesshme avancojnë në fazën e dytë kualifikuese.

Ndeshjet e para luhen më 2 e 3 nëntor, ndërsa të kthimit më 5 e 6 nëntor. Kosova është e para në grupin e kombëtareve jo bartëse, ku bëjnë pjesë edhe Izraeli, Finlanda, Luksemburgu, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Letonia. Ndërkohë në vazon e parë janë: Austria, Sllovakia, Islanda, Turqia, Ukraina, Ishujt Faroe, Portugalia, Greqia e Italia.

Pra njëra prej këtyre kombëtareve do të jetë kundërshtare e Kosovës. Përmes shortit caktohet edhe kombëtarja vendase në ndeshjen e parë.

Federata e Hendbollit e Kosovës ka bërë të ditur se synimi i Kosovës është i qartë – kalimi i fazës së parë kualifikuese. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement