Kantoni i Cyrihut me 7.0 për qind dhe ai i Lucernë , me 5.8 për qind, mbeten ndjeshëm prapa.
Në kantonin e Zugut, përqindja e makinave elektrike është më e lartë se kudo tjetër në Zvicër. Sipas të dhënave të reja nga platforma online Energie Reporter, si dhe nga Energie Schweiz dhe Geoimpact, 11.9 për qind e automjeteve të regjistruara atje janë tërësisht elektrike, transmeton albinfo.ch.
Kantoni i Cyrihut (7.0 për qind) dhe i i Lucernës (5.8 për qind) mbeten ndjeshëm prapa. Gjeneva (3.8 për qind), Jura dhe Ticino (3.8 për qind secila) kanë shifrat më të ulëta. Në të gjithë vendin, mesatarja e makinave elektrike në flotën e automjeteve është 5.5 për qind.
Midis makinave të regjistruara rishtazi, pjesa e automjeteve elektrike është edhe më e lartë: Në tremujorin e parë të vitit 2026, ato arritën një pjesë tregu prej 21.5 për qind – megjithëse kjo i lë ende pas hibrideve plug-in dhe makinave thjesht me benzinë.
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...