Një baba nga Prizreni ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia, ndërsa një person i panjohur e kishte telefonuar dhe “njoftuar se vajza me dëshirën e saj ndodhet në një fshat të Gjakovës”.
Në njoftimin e policisë thuhet se nga policët hetues është takuar viktima e rastit e cila është intervistuar “dhe me dëshirë vazhdon të bashkëjetoj me personin mashkull kosovar”.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR/ Landovicë, Prizren / 18.04.2026 – 01:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Ankuesin një person i panjohur e kishte telefonuar dhe njoftuar se vajza ndodhej në një fshat të Gjakovës dhe me dëshirën e saj gjendet aty. Nga policët hetues është takuar viktima e rastit e cila është intervistuar dhe me dëshirë vazhdon të bashkëjetoj me personin mashkull kosovar. Të gjitha veprimet janë ndërmarr në konsultim me prokurorin.